Ahmeti: PDK është në një ngërç të vetin, qëllimi i tyre është shkuarja në zgjedhje

Lajme

Ahmeti: PDK është në një ngërç të vetin, qëllimi i tyre është shkuarja në zgjedhje

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:46

Shpend Ahmeti thotë se PDK është në një ngërç të vetin të madh dhe se ka qëllim shkuarjen në zgjedhje. Thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe se VV nuk do ta votonte kandidatin e PDK'së për Kryeparlamentar edhe nëse LAN vendos për një vendim të tillë.
Shpend Ahmeti ka thënë se edhe nëse LAN'i e voton kandidatin e PDK'së për kryetar të Kuvendit, këtë nuk do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk ka çfarë të takohemi me PDK'në, nuk e shoh të arsyeshme pse duhet të takohemi. Nuk ka gjasa që ne të shkojmë. Mendoj se është pak e mundshme që edhe blloku të shkoj”, ka thënë Ahmeti në "Argument Plus" në RTV21.

Tha se PDK po kërkon zgjedhje por se ato nuk janë të domosdoshme.

"Mendoj se Partia Demokratike po ashtu është në një ngërç të madh të vetin që në asnjë mënyrë nuk ka dëshirë që të lejoj krijimin e institucioneve. Sipas tyre unë mendoj se qëllimi i tyre është që të shkohet prapë në zgjedhje, mendoj se zgjedhjet prapë nuk janë të domosdoshme", tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat