Zyra e kryeministrit: Hashim Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje

Lajme

Zyra e kryeministrit: Hashim Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:06

Një lëshim teknik në Klan Kosova, ka bërë që të “marrin flakë” rrjetet sociale kinse kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka thënë dorëheqje.
Në kronikën e Klan Kosovës për vizitën e sotme të Thaçit në Vermicë, ku u bë përurimi i punimeve për zgjerimin e rrugës në pikën kufitare me Shqipërinë, gazetari ju referuar atij si “kryeministri në dorëheqje.
“Kur erdhi Kryeministri në dorëheqje”, ishte fjalia e gazetarit në lajmin për vizitën e Thaçit në Vermicë.
Zyra e kryeministrit ka demantuar për Indeksonline se Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, duke sqaruar se bëhet fjalë për një lëshim te televizionit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat