Gashi: Protesta nuk është rruga e duhur për të hequr Thaçin nga pushteti

Lajme

Gashi: Protesta nuk është rruga e duhur për të hequr Thaçin nga pushteti

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:41

"Mendoj personalisht se nuk është rruga e duhur protesta sepse kemi instrumente të tjera demokratike mbi bazën e të cilave ne mund të arrijmë qëllimin tonë të ndryshimit të qeverisjes në Kosovë", tha Gashi në RTV21.

Tha se Blloku do të vazhdoj bashkëpunimin por se kërkohet ridizajnimi i marrëveshjes.

"Ekziston një bazë ë vogël e vullnetit për të mos thënë që nuk ekziston vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë lidhur me deklaratat e zyrtarëve të PDK'se për një bashkëpunim në mes të LDK'së dhe PDK'së, Gashi tha se kjo është e pamundur.

"Mendoj se ekziston vullneti i përgjithshëm që të ruhet bashkëpunimi me partnerët e koalicionit por të jetë më fleksibil dhe të ketë dinamikë më të shpejtë.

Vetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar. Për këtë lëvizja e Kurtit ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat