Pediatria mbetet pa mjekë

Lajme

Pediatria mbetet pa mjekë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:26

Dhomat e reparteve të klinikës së pediatrisë vlojnë nga pacientët dhe përcjellësit e tyre, mirëpo për ata të cilët këta pacientë kanë nevojë më së shumti janë të paktë në numër.

Në çdo repart të pediatrisë shihej vetëm nga një mjek.

Askush nga Shërbimi spitalor klinik universitar i Kosovës nuk po tregon se sa mjek kanë mbetur në pediatri. Pse të tjerët kanë shkuar në Turqi dhe sa do të qëndrojnë atje. Edhe prindërit e fëmijëve që po trajtohen këtu kanë frikë të flasin mirëpo prapa kamerave thonë se vizitat e tyre mjekësore po i bëjnë kryesisht infermieret.

Për arsyen e vizitës së një numri të madh të mjekëve, transmetuesi publik ka kontaktuar me drejtorin e kompanisë farmaceutike `Altupharm` Mehxhid Beri. Me mesazhe telefonike ai ka thënë se ndodhet në Stamboll dhe nuk është përgjegjës për këtë çështje.

Sot është dita e tretë me radhë që mjekët pediatër nga SHSKUK dhe nga spitalet rajonale po qëndrojnë në Antalia të Turqisë. Udhëtimi i tyre është financuar nga kompania farmaceutike `Altupharm`.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat