BE analizon situatën pas skandalit për korrupsion në Eulex

Lajme

BE analizon situatën pas skandalit për korrupsion në Eulex

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:13

Për aferën në EULEX, Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë shefin e misioneve civile ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë shefin e misioneve civile ndërkombëtare i cili ka për detyrë që në bashkëpunim me shefin e EULEX-it analizojë situatën e krijuar në terren pas zbulimit të skandalit për korrupsion brenda misionit evropian në vend.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e përfaqësueses së lartë të bashkimit evropian për politikë të jashme dhe siguri, Maja Kocijanciq.

Ajo edhe ka konfirmuar sërish se shefja e saj, Baronesha Ashton personalisht po merret me çështjen e hetimeve rreth pohimeve se në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EUELX-it kishte korrupsion.

Edhe nëse nga mesnata, Ashton më nuk do jetë në këtë post pasi që të njëjtin e merr italiania Frederika Mogherini, zyrtarët nënvizojnë se afera me EULEX do ketë përkushtimin e seriozitetin e njëjtë edhe të shefes së re të politikës evropiane dhe çështjeve të sigurisë.

Ndryshe Ulrike Lunacek, nënpresidentja e Parlamentit Evropian mbrëmë vonë doli me qëndrim se aferë me EULEX-in e vën nën rrezik tërë kredibilitetin e politikës së jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian duke pas parasysh se është misioni më i madh dhe më i rëndësishëm i BE-së.

Andaj, Lunacek kërkoi formimin e organit të pavarur që do hetonte dyshimet për korrupsion brenda EULEX-it.

Ajo ka konfirmuar se tashmë i ka ndërmarrë masat për të ftuar në Parlamentin Evropian si Frederika Mogherinin ashtu edhe shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci për të raportuar para eurodeputetëve rreth aferës.

Maja Kocijanciq shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo e përfaqëson që t’io përgjigjet ftesave të Parlamentit Evropian në secilin moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat