Muharrem Sfarqa: Isa Kryeministër, s’ka alternativë tjetër

Lajme

Muharrem Sfarqa: Isa Kryeministër, s’ka alternativë tjetër

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 18:05

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka kërkuar nga Isa Mustafa që i pari të reflektojë dhe të heqë dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.
Ai ka thënë se edhe anëtarët tjerë të Bllokut duhet të reflektojnë dhe të shohin mundësitë e ridizajnimit të marrëveshjes.

Sipas tij, s’ka alternativë tjetër pos që Isa Mustafë të nominohet për Kryeministër.

“S’ka ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë Sfarqa, kur është pyetur Sfarqa, për sa i përket emrit të Isa Mustafës për Kryeministër.

Për Haradinajn, ai ka thënë se mund të marrë pozita më të ulëta në Qeveri.

“Mund të jetë Zëvendëskryeministër i Parë, nesër mund të jetë President’, ka thënë ai.

“Rikonfigurimi i figurave kyçe të bëhet më marrëveshje”, ka thënë Sfarqa.

Ky zyrtari LDK’së ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pamundëson që Blloku ta ketë pozitën e Kryetarit.

“S’ka asnjë alternativë tjetër që kemi të bëjmë me një vendim të zbatueshëm dhe duhet të zbatohet. Duhet secili të reflektojë ngakap”, ka shtuar ai.

“Duke pasur parasysh forcën politike të LDK’së mendoj se është krjet normale të kihet parasysh ky pozicion për një qeverisje stabile”, ka thënë Sfarqa, për mediat në vend.

Sipas tij, Blloku nuk do të lejojë formimin e Qeverisë Thaçi III.

Ai ka konfirmuar se ende nuk ka pasur diskutime brenda LDK’së sa i përket diskutimeve për ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat