Në Kastriot s'ka transparencë as për këshilltarët as për qytetarët

Lajme

Në Kastriot s'ka transparencë as për këshilltarët as për qytetarët

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 18:00

Në mbledhjen e sotme 31 tetor 2014 në Kuvendin Komunal të Kastriotit asamblisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shenje proteste bojkotoi mbledhjen e Kuvendit Komunal pasi dhe këtë deklarim:

"Duke ngritur shqetësim për mënyrën se si është përgatitur mbledhja e Kuvendit Komunal në Kastriot dhe pasojat që bart vazhdimi i saj në këtë mënyrë.

Kjo mbledhje ishte bërë pa i respektuar procedurat e parapara me ligjin për vetëqeverisjen lokale, statusin e Komunës dhe rregulloren e punës.

Si këshilltar komunal jam i obliguar të deklaroj se unë nuk kisha pranuar materialet e domosdoshme të cilat më mundësonin që të marrë pjesë në diskutim dhe në vendimmarrje. Për asnjërën prej pikave unë nuk kisha pranuar materialet e domosdoshme që tregojnë përmbajtjen e çështjeve, kërkesave për të cilat sot po tentohet të kalojnë ne këtë mbledhje të Kuvendit në Kastriot.

Duke ua përkujtuar nenin 43 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe me statutin e Komunës, ku saktësohet se neve si këshilltarë komunal duhet të na dërgohen edhe materialet e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të cilat në aktualisht nuk na janë bashkangjitur.

Në anën tjetër nëse e shikojmë rendin e ditës shohim se aty shumica e çështjeve kanë ardhur si rekomandime të Komitetit për Politikë dhe Financa e që në fakt secila do ishte dashur të trajtohet si pikë e veçantë e rendit të ditës pasi që për secilën çështje veç e veç do të duhet të merret vendim.

Kërkoj që praktika të tilla të ndalen sa më pare dhe që Kryesuesi i Kuvendit të marrë masat e duhura për plotësimin e kushteve bazë për mbarëvajtjen e mbledhjeve të Kuvendit që nënkupton dërgimin e plotë të materialeve të mbledhjes ashtu siç e përcakton ligji.

Draftimin e rendit të ditës sipas ligjit dhe procedurave, pra ku secila pikë e rendit të ditës trajtohet veç e veç duke mos i mbledhur në një pike të vetme ashtu siç kanë vepruar në rastin e rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa. Nuk është ky Komitet institucion më vete i cili i përvetëson çështjet dhe vendos se cilat materiale duhet e cilat nuk duhet të na sillen por së bashku me administratën të përgatisë dhe kompletojë secilën pikë të cilat më pas i diskuton bashkë me rekomandimin konkret.

Sot jo vetëm mua por të gjithëve na ishte mohuar një e drejtë elementare për të ushtruar detyrën tonë si përfaqësues lokal të qytetarëve tanë duke na lënë pa informacionet dhe materialet bazë në mungesë të të cilave debati do të ishte një farsë ndërsa vendimmarrja një keqpërdorim i besimit qytetar.

Andaj, kërkoj nga kryesuesi dhe nga këshilltarët e tjerë që ndajnë të njëjtin mendim që të marrim vendim për shtyrjen e mbledhjes për aq ditë sa na duhet të shqyrtojmë materialet që nuk na u dërguan në mënyrë që çfarëdo vendimi të jetë i bazuar në dokumente dhe fakte konkrete dhe të mos gënjejmë as veten e as qytetarët se po merremi me problemet e tyre. Po ashtu kërkoj nga Kryesuesi që propozimin im vendosë në votim."

Pasi që Kryesuesi arbitrarisht nuk e pranoi kërkesën për ta hedhur në votim, Këshilltari Hashani bojkotoi mbledhjen duke qenë se për momentin nga ekzekutivi i Komunës Kastriot mbështetur dhe nga Kryesuesi i Kuvendit nuk po sigurohen as kushtet për punë as transparenca minimale ndaj të zgjedhurve e lerë më ndaj qytetareve. Bëjmë me dije se çështjen do ta dërgojmë në instancat do ta dërgojmë në instancat përkatëse që kanë kompetenca në Ministrinë e Pushtetit dhe administrimit lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat