Arrestohet një i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’

Lajme

Arrestohet një i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:49

Me datën 31.10.2014, njësitet policore në Kamenicë, konkretisht në Muqivërc, gjatë realizimit të detyrave policore, rreth orës 02:55 në magjistralen Katushnicë – Rogoqicë kanë ndaluar një automjetin me targa civile, ku gjatë kontrollit kanë vërejtur elemente dyshimi për ‘kontrabandim me migrantë’,.

Gjatë kontrollit policor, zyrtarët kanë vërejtur ngasësi i automjetit nuk posedon autorizim dhe sigurim kufitar, për ta drejtuar mjetin.

Në automjet gjendeshin edhe tre pasagjerë të cilët nuk posedonin dokumente, ku gjatë intervistimit nga zyrtarët policor, kanë pranuar se i dyshuari tashmë i arrestuar nga policia, i ka marrë të njëjtit me qëllim kontrabandimi.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është:

Sh. K. i lindur më 1992, mashkull Shqiptar- Kosovar.

Qëllimi i të dyshuarit dyshohej se ishte që pasagjerët t’i dërgonte nëpër shtetet perëndimore nëpërmjet Serbisë.

Lidhur me rastin Prokurori kujdestar urdhëroi që vetura të konfiskohet kurse personat të ndalen dhe ndaj tyre të hapet rasti ‘kontrabandim me migrantë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat