"Vetëm një kryeministër nga LDK-ja e qetëson situatën paszgjedhore"

Lajme

"Vetëm një kryeministër nga LDK-ja e qetëson situatën paszgjedhore"

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:29

Asamblisti i LDK’së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka thënë se vetëm një Kryeministër nga LDK e qetëson situatën paszgjedhore në Kosovë.

Sipas tij, Kosova nuk mund të ecë përpara me parti të vogla e me ambicie të mëdha.

“Ky proces paszgjedhor shënon një fazë të zhvillimeve demokratike në Kosovë, për të parë edhe se si nuk mund të punohet, se si nuk mund të procedohet dhe se si nuk mund të ecet përpara! Nuk mund të ecet mirë përpara me parti të vogla e të ambicieve të mëdha! Janë partitë e mëdha me ambicie normale që i çojnë përpara proceset e ardhshme për Kosovën evropiane! Të voglat shkojnë me to! Është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeministri nga radhët e saj që duhet t’u prijë këtyre proceseve! Kryeministri nga LDK qetëson procesin paszgjedhor”, ka shkruar Shala, në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat