Haradinaj konfirmon vendosmërinë e bllokut për formiminin e institucioneve

Lajme

Haradinaj konfirmon vendosmërinë e bllokut për formiminin e institucioneve

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për të vazhduar ndërtimin e institucioneve të reja në bazë të marrëveshjes së lidhur mes LDK’së, AAK’së dhe NISMA’s.
Ky reagim i AAK’së vjen vetëm pak orë pasi Isa Mustafa tha se duhet të ketë reflektim të të gjithëve për bllokadën institucionale.

Ndërkohë, në njoftimin e AAK’së, përmendet dy herë marrëveshje dhe ndërtimi i institucioneve në bazë të pajtimit të Mustafës, Haradinajt e Limajt.

Lexojeni të plotë njoftimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, takoi sot forumin e zgjeruar të partisë, Kryesinë dhe Kryetarët e Degëve, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale, situatën e gjithëmbarshme politike dhe ndërtimin e institucioneve të vendit.

Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjen së partnerëve të koalicionit.

Kryetari Haradinaj edhe një herë konfirmoi qëndrimet e deritashme të koalicionit të shumicës dhe vendosmërinë që konform marrëveshjes ta përmbyllin procesin për ndërtimin e institucioneve të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat