Gratë këshilltare në KK ndajnë 19.700 euro për mamograf

Lajme

Gratë këshilltare në KK ndajnë 19.700 euro për mamograf

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:38

Mjetet buxhetore, nga pozicioni i subvencioneve, në Zyrën e Kuvendit të Komunës, do të derdhen në fondin e OJQ “Mundësia”, për blerjen e një mamografi për diagnostifikimin e kancerit në gji tek femrat.

Kështu kanë vendos vet gratë këshilltare në Kuvendin e Komunës të Mitrovicës, pasi që shuma e mjeteve prej 19.700 euro, ishte dedikuar aktivitetet e grupit të grave në KK.

OJQ “Mundësia”, po zhvillon aktivitete të ndryshme e të shumta, për sigurimin e mjeteve, përmes donacioneve e ndihmave të ndryshme, për blerjen e një mamografi për diagnostifikimin e kancerit të gjirit.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri e kanë mbështetur këtë nismë të grave këshilltare dhe kanë premtuar edhe mbështetje tjetër nga komuna dhe Kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat