Skandaloze: UP’ja i rrit pagesën e semestrit (Dokument)

Lajme

Skandaloze: UP’ja i rrit pagesën e semestrit (Dokument)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:18

Uljen e çmimeve për 50 % për pagesën e semestrit në Universitetin e Prishtinës nuk do ta përfitojnë krejt studentët. Rektorati i UP’së ka vendosur që ti ndëshkoj studentët që nuk e kanë paguar semestrin deri të premten (31 tetor), duke e dyfishuar pagesën (nga 25 euro në 50 euro).

Kjo vërejtje del edhe në sistemin e UP’së që përdorët nga studentët për provime dhe pagesa (SEMS).

Ky vendim i rektoratit, më rëndë do t'i prekë studentët me korrespodencë, të cilët në vend që të paguajnë 125 euro, do të duhet të paguajnë 225 euro.

Studentët që do të dëmtohen nga ky vendim i Rektoratit komentojnë që kjo është një zhvatje për ta.

Që kjo zhvatje, siç e e quajnë studentët, të funksionojë, ditën e fundit të afatit (sot, e premte), sistemi i pagesave në UP nuk është duke funksionuar.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat