Halil Matoshi fyen rëndë Lorik Canën - e quan patriot të rrejshëm

Lajme

Halil Matoshi fyen rëndë Lorik Canën - e quan patriot të rrejshëm

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:52

Analisti Halil Matoshi ka akuzuar Lorik Canën dhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka për pikët e humbura të Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë në Beograd.
Në shkrimin e tij 'Si arriti t’i manipulojë shqiptarët “patrioti” Lorik Cana', Matoshi sërish është marrë me nacionalizmin por ka akuzuar edhe Lorik Canën.

“Kurrë s’më ka trembur më shumë se kësaj here mendimi kolektiv (uniform) shqiptar, deri në përmasat totalitare, karshi incidentit në Beograd, të cilin e manipuluan kosovari Lorik Cana në aspektin praktik dhe në rrafshin simbolik autori i performancës me fluturake dhe banderolë!?” ka shkruar ai.

Po cili është faji i Canës dhe Dukës sipas Matoshit?

“Ata pafytyrësisht gënjyen tërë shqiptarët kudo që janë dhe sportdashësit në tërë rruzullimin se nuk i pyeti askush nëse donin ta vazhdonin lojën dhe ja që i paskësh pyetur, dhe ja që kanë menduar menjelehtësisht t’i fitojnë tri pikë pa mund dhe dije dhe ja që paskëshin nënshkruar raportin zyrtar të kontrolluesve të UEFA-s se REFUZOJNË” ka shkruar Matoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat