Hasani: Gjyqësori të ketë gjykim të drejtë dhe të shpejtë

Lajme

Hasani: Gjyqësori të ketë gjykim të drejtë dhe të shpejtë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:30

Është mbajtur një punëtori nga Gjykata Kushtetues e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë me temë “E drejta për gjykim të drejtë brenda afatit të arsyeshëm”.

Në këtë punëtori është thënë se çdo rast i vonuar i gjykimit e humb rëndësinë dhe nuk përbëjnë drejtësi.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se tema që është zgjedh të diskutohet në këtë konferencë është shqetësuese jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet e rajonit.
Megjithatë, Hasani beson se edhe kjo punëtori do të ndikoj që rastet e gjykimit të në të gjitha gjykatat e vendit të kryhen në afat të arsyeshëm edhe pse sipas tij Kosova nuk ka ligj i cili e rregullon përshpejtimin e rasteve gjykuese nëpër gjykata.

“Unë besoj që i kontribuon shikuar nga këndi i Gjykatës Kushtetuese sepse ne e kemi pas rastin jo të rrallë që kemi vendosim për të drejtën apo siç e thotë kushtetuta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në kushtetutën tonë nuk përmendet gjykimi i shpejtë por ajo nënkuptohet që afati i arsyeshëm duhet të jetë edhe i shpejtë. Në Kosovë nuk ka një ligj siç është për shembull në Mal të Zi ose Serbi ose në disa vende tjera për shpejtimin e rasteve por që ne në këtë drejtime kemi kriju një standard përmes vendimeve tona duke u bërë me dije kolegëve në gjyqësorin e rregullt që t’i kenë parasysh të mos cenohet e drejta kushtetuese që lidhet me gjykim të drejtë dhe të shpejtë”, ka thënë ai.
Hasani është shprehur se kjo konferencë po shërben edhe për t’u njohur me përvojën gjermane të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykimit të rasteve të ndryshme.

Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Andreas L. Paulus, ka thënë se ligjet që aplikohen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë janë ligje të mira për shqetësimet e gjyqtarëve.

“Ligji që aplikohet në një mënyrë të mirëfilltë dhe shpejtë, është një ligj i mirë për shqetësimet e qytetarit si qenie njerëzore në pyetje. Siç e dini, neve në gjermani na pëlqen t’i bëjmë gjerat me shpresë në mënyrë sistematike, e kjo nganjëherë merr kohë, por është e mirë sigurisht për të na e kujtuar së është mirë të jesh i brengosur në atë që bën, por në anën tjetër ne duhet ta bëjmë ketë brenda një kohë të caktuar në mënyrë që qytetari do të mësoj nga suksesi i vet kur të vjen në përfundim së pretendimet e veta janë justifikuar”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se gjykimi i drejtë dhe i arsyeshëm është shumë i rëndësishëm për të shërbyer drejtësi.
Paulus është shprehur se gjykimi i drejtë, fer dhe i arsyeshëm është i rëndësishëm edhe për ne si evropian dhe për mua si gjyqtar ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat