Figliuolo: OSBE po ndihmon në zbatimin e demokracisë

Lajme

Figliuolo: OSBE po ndihmon në zbatimin e demokracisë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:27

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, takoi kryetarin e misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me kryetarin e misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, ku u theksua roli kryesor i OSBE-së në mbështetje të dialogut në mes të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe zbatimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it diskutoi me ambasadorin Schlumberger për situatën aktuale në Kosovë dhe aktivitetet e fundit të kryera nga Organizata Ndërkombëtare në rajon.
Sipas një komunikate të KFOR-it, Gjeneral Figliuolo theksoi rolin kryesor të luajtur nga OSBE-ja në mbështetje të dialogut në mes të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe zbatimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në këtë zonë.

Aktivitetet e OSBE-së janë po ashtu të fokusuara në monitorimin e vazhdueshëm të punës së komunës për të identifikuar progresin dhe mangësitë, si dhe zbatimin e aktiviteteve relevante riparuese. Ajo gjithashtu mbështet pjesëmarrjen sa më të gjerë të popullit të Kosovës, në proceset vendim-marrëse dhe rezultatet e arritura.

Bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe OSBE-së ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe efikas. KFOR ka mbështetur, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, aktivitetet e OSBE-së gjatë zgjedhjeve të fundit të kryetarëve të komunave dhe Kuvendeve Komunale, duke siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili mundësoi realizimin e proceseve pa incidente të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat