Haziri: Ngërçi zgjidhet javën e ardhshme

Lajme

Haziri: Ngërçi zgjidhet javën e ardhshme

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 09:46

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë sot se takimet intensive mes bllokut që kanë ndodhur këtë javë, janë sinjale se ngërçi politik në vend, përfundimisht po shkon drejt zgjidhjes.

Ai në një bisedë në programin e mëngjesit në Radio Dukagjini, është shprehur i bindur se javën e ardhshme do të përfundoj gjithçka dhe Kuvendi sipas tij do të konstituohet.

“Ka pasur përpjekje jashtëzakonisht të mëdha këtë javë, angazhime të pandërprera dhe takime jashtëzakonisht të shpeshta mes partnereve të koalicionit në përpjekje për ta gjetur rrugën dalëse drejtë ndërtimin të institucioneve, që i bije, së pari konstituimi i Kuvendit - e pastaj pjesa tjetër është me e lehtë. Unë shumë besoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat