Mamografi mobil nis sot rrugëtimin e tij

Lajme

Mamografi mobil nis sot rrugëtimin e tij

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:09

Mamografi Mobil do të nis sot rrugëtimin e tij. Inaugurimi solemn do të bëhet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’.

Mamografi fillimisht do t'i dorëzohet QKUK-së, ndërsa, në muajin dhjetor fillon të ofroj shërbime në komunat e vendit.

Për blerjen e tij kontribuan edhe ambasadat suedeze dhe norvegjeze, Ministria e Shëndetësisë dhe 37 organizata të ndryshme.

Sot organizohet edhe ecja tradicionale në orën 12:00, në mbështetje të të prekurit nga kanceri i gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat