Beqaj: Kosova ka stabilitet financiar

Lajme

Beqaj: Kosova ka stabilitet financiar

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:00

Ministri i Financave,Besim Bëqaj ka mohuar se si pasojë e bllokadës institucionale do të rrezikohet sistemi fiscal I vendit.

Ai ka thënë se Kosova ka stabilitet fiskal, por ky stabilitet në aspaktin afatgjatë mund të dëmtohet në rast se ngërçi politik vazhdon me gjatë.Ai ka bërë me dije se në pjesen e dytë të vitit ka pasur dinamikë më të vogël të zhvillimit ekonomik.

Ministri Beqaj në këtë intervistë për “Epoka e re” ka folur edhe për programet ekonomike që kanë partitë poltike. Ai ka thënë se PDK’ja me partnerët e saj kanë një program të qartë ekonomik, të cilit ia kanë vënë emrin “Misioni i Ri”.

Ai ka kritikuar partitë e bllokut se nuk kanë program të qartë për zhvillim ekonomik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat