Luma: “Ademjasharë” në gjykata e prokurori, ju lutem!

Lajme

Luma: “Ademjasharë” në gjykata e prokurori, ju lutem!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:53

Anëtari i AAK-së, Ernest Luma, ka thënë se Kosova si kurrë më parë, ka nevoj për “Adem Jasharë”, por të veshur në petkun e Gjykatësve e Prokurorve.
Madje, siç thotë Luma, na duhen prokurorë e gjykatës patriotë e heronj dhe se vetëm këtu çalon, lëngon dhe vuan shteti ynë.
Ja shkrimin e plotë të Lumës në Facebook:
Ademjasharë në gjykata e prokurori, ju lutem!
Në vitet 1997/98, Kosovës i duheshin si ajri, buka dhe uji, heronjtë dhe patriotët e guximshëm, kthesëbërësit e mëdhenj - për të ardhë deri te liria dhe, pas disa vitesh, te shteti dhe pavarësia, gjithnjë falë atyre heronjve dhe patriotëve epokalë.
Sot e nesër Kosova ka nevojë, po aq jetike, për ademjasharë të tjerë, po aq të pastër, të guximshëm e të vendosur, por me uniforma prokurorësh e gjykatësish, pra për ademjasharë të drejtësisë - që prej gjykatave lokale deri te ajo kushtetuese.
Atëherë, vetëm atëherë, do ta bënim hapin e parë serioz, si shtet dhe si qytetarë, drejt Evropës.
Na duhen prokurorë e gjykatës patriotë e heronj.
Vetëm këtu çalon, lëngon dhe vuan shteti ynë.
Kaq! Tjerat janë pallavra!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat