Florim Hasani: Francesco Flori i mori nga unë 270 mijë euro për lirimin e vëllait

Lajme

Florim Hasani: Francesco Flori i mori nga unë 270 mijë euro për lirimin e vëllait

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 22:38

Florim Hasani, vëllai i Besnik Hasanit, i dënuar me 33 vite burg për rastin e "Vrasjes së Trefishtë" në Kaçanik, thotë se i ka mbledhur 270 mijë euro për lirimin e të vëllaut dhe se ato para kanë shkuar për ish-gjyqtarin e EULEX'it, Francesco Flori.
Hasani ka rrëfyer në emisionin "Jeta në Kosovë" se ka qenë në Shqipëri me Mahmut Halimin, avokatin mbrojtës të Besnik Hasanit kur ai është takuar me Florin atje, përkatësisht në Durrës.

Por Hasani ka thënë se vëllau i tij është dënuar, pasiqë janë tradhëtuar nga Nysret Cena, një i akuzuar tjetër në lidhje me këtë vrasje.

"Francesco Flori i ka marrë paret edhe u liru Nysret Cena, kursë vëllau im jo. Ja kam dhënë paratë Nysret Cenës sepse i kam besu shumë. Në Shqipëri kam qenë me Mahmut Halimin, mbrojtësin e Besnikut", ka thënë ai në "Jeta në Kosovë".

"Ka pasë me u taku me Francesco Florin. E kam pa Florin ku e ka pritë në Durrës, ku janë ato terminalet e anijave. Takimi është zhvillu për katër orë", ka thënë ai.

"I kemi dhënë 270 mijë euro për lirimin e vëllaut", thotë Hasani.

"Ato para që i kemi mbledhë kanë qenë për atë person që i ka kërku, edhe u liru Nysret Cena edhe ai ka qenë i akuzuar si vëllau im", ka thënë ai.

Këto pretendime të Hasanit, Flori i ka quajtur shpifje dhe ka thënë se "ai që deklarons e më ka parë në Shqipëri është budalla dhe gënjeshtar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat