Zhvarrosja e trupave në Çabrat, familjarët të indinjuar me EULEX'in

Lajme

Zhvarrosja e trupave në Çabrat, familjarët të indinjuar me EULEX'in

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 21:27

Në Gjakovë ka shumë pakënaqësi ndaj zhvarrosjes të atyre që humbën jetën në luftë. Familjarët e tyre po thonë se nuk u njoftuan për këtë gjë.
Zhvarrosja e eshtrave të burrit ia ktheu edhe një herë dhembjen Bukuries nga Gjakova. E indinjuar me atë që ndodhi të mërkurën në varrezat Çabratit, ajo thotë se kjo u bë pa dijeninë e saj.

"Pa pajtim tonin, pa njoftim, pa kurgjo e kanë marrë e kanë çelë. Sikur kur të vjedh diçka. Kanë ardhë dje në mëngjes dhe i kanë marrë eshtrat nga këtu", tha Bukurie Berisha për Klan Kosova.

Ajo konsideron se me këtë u shkelën të drejtat e njeriut.

Plaga iu rifreskua edhe familjarëve të tjerë të cilët po akuzojnë kryetaren e shoqatës "Thirrjet e Nënave" Nysrete Kumnovën se ishte në dijeni për zhvarrosjen e eshtrave të familjarëve të tyre nga EULEX'i.

E Kumnova shprehet e habitur me këto akuza.

"Kjo s'është e vërtetë", tha Kumnova për Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat