Grafite AKSH dhe ISIS në Zubin Potok

Lajme

Grafite AKSH dhe ISIS në Zubin Potok

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:09

Grafite AKSH dhe ISIS janë parë të enjten në mëngjes në një mur të betonit përgjatë rrugës magjistrale Mitrovicë-Ribariq afër Zubin Potokut.

Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, duke thënë se policia është njoftuar sot rreth orës 8:45 të mëngjesit nga qytetarët për këto grafite afër Gazivodës dhe pjesëtarët e saj kanë dal menjëherë në vendngjarje.

Sipas tij, deri tani nuk ka të dyshuar, ndërsa po punohet intensivisht për kapjen e autorit ose autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat