Alma Lama i gëzohet vendimit të Presidentes

Lajme

Alma Lama i gëzohet vendimit të Presidentes

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:43

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama e ka përshëndetur vendimin e presidentes së vendit Atifete Jahajaga për të mos shkuar në Beograd.

Lama ka thënë se çdo vizite e saj në Beograd, si përfaqësuese e shtetit të Kosovës do të ishte shpërfillje ndaj atyre që dhanë jetën në Kosove.

“E pershendes vendimin e Presidentes Jahjaga qe te mos shkoje ne Beograd.
Serbia duhet te kerkoje falje per krimet e luftes. Cdo vizite e saj ne Beograd, si perfaqesuese e shtetit te Kosoves do te ishte shperfillje ndaj atyre qe dhane jeten ne Kosove.
Ka nevoje per pajtim historik mes shqiptareve dhe Serbeve, por kjo nuk mund te ndodhe pa pranuar krimet e kryera nga Serbia ne Kosove”, ka shkruar Lama në Facebook.

Presidentja Jahjaga ishte e ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat