USSH reagon ndaj mënyrës së përzgjedhjes në master të Mjekësisë, kërkon rritjen e numrit të studentëve

Lajme

USSH reagon ndaj mënyrës së përzgjedhjes në master të Mjekësisë, kërkon rritjen e numrit të studentëve

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 14:54

Unioni i Studentëve Shqiptarë në një deklaratë të lëshuar për media, të datës 30 tetor 2014, pas daljes së rezultateve të të pranuarve në konkursin për master të Fakultetit të Mjekësisë, kundërshtojnë mënyren e padrejtë të përzgjedhjes dhe disfavorizimit të studentëve të drejtimeve Fizioterapi dhe Mami, kundrejt atyre të Infermierisë.

“ Ne si USSH jemi kundër kësaj forme të përzgjedhjes së studentëve për regjistrim në sistemin master ,drejtimi “ Edukimi në kujdesin shëndetsor “. Pyetjet në pjesën e parë të provimit pranues kanë qenë komplet nga lëndët infermierike duke qenë me qasje në raportin infermier-pacient.Këto nuk kanë të bëjne fare me studentët që vijnë nga drejtimet fizioterapi e mami. Nga ana tjetër asnjë rregullore nuk e parasheh që obligativisht menaxheri shëndetsor duhet të jetë infermier dhe ky është disfavorizimi që u është bërë dy drejtimeve tjera që kanë aplikuar, duke pasur të drejtë të regjistrohen vetëm hiq më shumë se nga 5 studentë nga dy drejtimet Fizioterapi (ku gjithsejtë 47 kanë aplikuar) e Mami(39 kanë aplikaur), kundrejt atyre 30 të pranuarve nga Infermieria .

Tjetër arsye që ky konkurs nuk ka qenë i barabartë për të gjithë aplikantet është edhe se studenti i fundit që është pranuar nga Infermieria ka pasur vetëm 37.60 poena të fituara, kundrejt të parit të papranuar në Mami që ka pasur 51.60 poena, respektivisht në Fizoiterapi me 54.80 Poena. Pra edhe pse me të njëjtat kredi, të dalura nga kryerja e Fakultetit të Mjekësisë, Infermierët janë favorizuar kundrejt të tjerëve, ani pse Fizioterapeutët e ardhshëm, e kanë koeficientin më të lartë, me pikën 7 ndërsa infermieret vetëm 6 .

Derisa po në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik të gjithë studentët që kanë pasur notë mesatare mbi 7.50, automatikisht janë pranuar në drejtmet master ku kanë aplikaur duke lënë edhe 150 vende të lira për të gjithë studentët që janë nën këtë mesatare, nga ana tjetër në këtë konkurs për master në Mjekësi, le që ka pasur student me notë mesatare mbi 9.00, por edhe nuk e kanë shqyrtuar fare se Menaxheri Studentor mund te vijë edhe nga drejtimet tjera të Bachelorit, bie fjala tek ata që përfundojnë Menaxhmentin në Ekonomik.

Në rast se Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë nuk ka politika afatgjate për studentet dhe ua kufizon nivelin se deri ku duhet të studiojnë, duke mos ua lejuar të drejtën e avancimit me tituj e grada akademie (Magjistër, Doktor Shkence etj.) , atëherë bënë mirë të shqyrtojnë se edhe në sistemin Bachelor ndoshta disa drejtime nuk duhet të kenë më studentë.

Andaj, ne si USSH i bëjmë thirrje Komisionit përzgjedhës dhe Komisionit që e përpiluan këtë formë të konkursit duke ua shkelur të drejtat disa studentëve, ti shqyrtojnë mirë ankesat e studentëve nga drejtimet në fjale dhe njëkohësisht kërkojmë rritjen e numrit të pranuarve nga dy drejtimet e disfavorizuara (Fizioterapi dhe Mami ), duke u bërë me dije që ne jemi të kësaj udhe deri në realizimin e qëllimeve që janë në të drejtë dhe favor të studentëve dhe duke i paralajmëruar me përdorimin e të gjitha masave të mëtutjeshme demokratike që na lejohen si student dhe si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës ; përfundon deklarata e UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat