Katër shkolla të Vitisë rrezikohen nga ndotjet me ujëra të zeza

Lajme

Katër shkolla të Vitisë rrezikohen nga ndotjet me ujëra të zeza

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 14:21

Shumë objekte shkollore të Vitisë ende s’kanë qasje në sistemin e rregulluar të derdhjes së ujërave të zeza. Kjo gjendje është më shqetësuese, sidomos në lokalitetet ku janë të rregulluara kanalizimet, e ku shkollat nuk janë të lidhura.
Xhelal Shabiu, inspektor ambienti, ka thënë se gjatë inspektimeve që u janë bërë shkollave është vënë re se disa objekte shkollore të Komunës së Vitisë ujërat e zeza i derdhin në gropa septike, gjë që paraqet rrezik për ambientin. “Kjo situatë vlerësohet si e rëndë sidomos në lokalitetet ku janë të rregulluara sistemet e kanalizimit, e ku shkollave nuk u është mundësuar lidhja, prandaj si inspektorat në vazhdimësi kemi ngritur shqetësimin që drejtoritë e shkollave të marrin masa që këtë çështje ta rregullojnë sa më parë”, ka thënë Shabiu.

Ai ka theksuar se problemet me të theksuara sa i përket rrjedhës së ujërave të zeza janë në shkollat e mesme dhe ato fillore të Pozheranit, Goshicës, Sadovinës, Kabashit, Radivojcit, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat