Besnik Tahiri prezanton në Oborrin Mbretëror të Jordanisë

Lajme

Besnik Tahiri prezanton në Oborrin Mbretëror të Jordanisë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 14:19

Eksperti i pushtetit lokal, Besnik Tahiri, këto ditë po qëndron në Jordani me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan për të analizuar dhe sugjeruar reformat për procesin e decentralizimit në këtë shtet.

Ai gjatë vizitës ka zhvilluar disa takime me zyrtarë më të lartë të Jordanit.

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, Tahiri ka njoftuar për prezantimin e rekomandimeve që ai i ka ofruar rreth zhvillimit të pushtetit lokal dhe reformës së decentralizimit.

Tahiri sot ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështje Politike të Sh. T. Mbretit Abdullah II, ku ka bërë prezantimin e rekomandimeve preliminare rreth reformës së decentralizimit në Jordan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat