Shoqata e Filozofëve të Kosovës zgjodhi strukturat udhëheqëse

Lajme

Shoqata e Filozofëve të Kosovës zgjodhi strukturat udhëheqëse

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 14:17

Shoqata e Filozofëve të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor, me ç’rast ka zgjedhur organet e saj udhëheqëse, kryesinë dhe kryetarin e shoqatës. Kryetare e shoqatës është zgjedhur filozofja Hasnije Ilazi, profesoreshë dhe shefe e degës në Departamentin e Filozofisë në Fakultetit Filozofik pran Universitetit të Prishtinës.
Të pranishëm në Kuvend kanë qenë profesorë, studentë dhe studiues të filozofisë, por edhe mysafirë nga shoqata tjera simotra.

Anëtarësia e Shoqatës ka miratuar në parim Statutin dhe Kodin e etikës së shoqatës.

Kryetarja Hasnije Ilazi, ka thënë se shoqata, nën drejtimin e saj, synim kryesor do ta ketë ndërkombëtarizimin e filozofisë kosovare përmes futjes se shoqatës brenda rrjeteve ndërkombëtare të filozofisë.

“Shoqata e Filozofëve të Kosovës është iniciativë nga studentët dhe profesorët nga Departamentit i Filozofisë. Fillimisht synohet ndërkombëtarizimi i filozofisë kosovare, zhvillimi i mendimit kritik dhe përkrahja e mendimit të pavarur intelektual në shoqërinë tonë”, ka thënë Ilazi.

Ndër aktivitetet kryesore të shoqatës, sipas Ilazit, përveç organizimit të konferencave, debateve dhe publikimeve të ndryshme, do të jetë edhe nxjerrja e një reviste me karakter filzofik.

Në kuadër të Shoqatës se Filozofëve të Kosovës është Bordi Këshillëdhënës, në përberje të te cilit do të jenë profesorë ndërkombëtarë nga vendet e rajoni dhe vendet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat