SBASHK-u dhe rektori Zejnullahu zotohen për bashkëpunim në shërbim të arsimit

Lajme

SBASHK-u dhe rektori Zejnullahu zotohen për bashkëpunim në shërbim të arsimit

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:21

Një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (BASHK), i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, kanë vizituar të enjten rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Në këtë takim, sipas një njoftimi të SBASHK-ut, rektori Zejnullahu ka informuar delegacion për angazhimet e këtij institucioni në shërbim të mirëvajtjes së punës në UP. Rektori po ashtu ka folur edhe për sfidat, të cilat, siç tha ai, me punën dhe përkushtimin e gjithë të punësuarve në këtë institucion, do të tejkalohen dhe do të shënohen arritje të reja.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jaharaj i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Universitetit dhe Shkencës (SUSHK), Bardh Bardhi ,Ymer Ymeri dhe Vlora Rexhepi përgëzuan rektorin për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të sinqertë e korrekt në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë institucion të lartë të arsimit.

Kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi ka informuar rektorin Zejnullahu për rrjedhat e veprimtarisë sindikale në Universitet dhe për Kontratën e re Kolektive për Universitetin, që pritet të nënshkruhet së shpejti nga të dy palët, pasi që teksti final i saj është harmonizuar në tërësi.

Rektori Zejnullahu dhe delegacioni i SBASHK-ut janë shprehur të gatshëm për takime pune dhe për bashkëpunim korrekt gjatë gjithë kohës e në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë institucion të lartë të arsimit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat