Ja si drejtoresha Arta Haxha i akomodon strukturat e partisë në projektin e regjistrimit të bujqësisë

Lajme

Ja si drejtoresha Arta Haxha i akomodon strukturat e partisë në projektin e regjistrimit të bujqësisë

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 tetor 2014 Në ora: 10:44

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet tjera relevante, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e regjistrimit bujqësor, i cili do të fillojë me 1 nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor. Në tërë këtë proces, do të jenë të angazhuar mbi 3300 veta, rekrutimi i të cilëve tashmë është finalizuar nga institucionet përgjegjëse në këtë proces.

Projekti i regjistrimit të bujqësisë, është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Komisioni evropian, Qeveria suedeze, ajo e Luksemburgut dhe Qeveria e Danimarkës. Ky fond quhet fond i mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të bashkuara për projeksione dhe shërbime (UNOPS). Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milion euro. Nga projekti i regjistrimit të popullsisë kanë mbetur 2.2 milion euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 është siguruar nga qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015.

Për kryerjen e punëve në terren për regjistrimin e bujqësisë është planifikuar angazhimi i personelit të nevojshëm, pra angazhimi i mbikëqyrëseve (10 javë), kontrollorëve (6 javë), regjistruesve (4 javë) dhe personelit tjetër mbështetës që në total është rreth 3 450 persona aktivë dhe rezervë. Ky personel do të jetë i angazhuar në periudhë të shkurtër kohore për periudhën shtator - nëntor 2014. Pjesën më të madhe të personelit e përbëjnë regjistruesit, rreth 2 880 persona aktivë dhe rezervë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Për kryerjen e punëve në terren për regjistrimin e bujqësisë është planifikuar angazhimi i personelit të nevojshëm, pra angazhimi i mbikëqyrëseve (10 javë), kontrollorëve (6 javë), regjistruesve (4 javë) dhe personelit tjetër mbështetës që në total është rreth 3 450 persona aktivë dhe rezervë. Ky personel do të jetë i angazhuar në periudhë të shkurtër kohore për periudhën shtator - nëntor 2014. Pjesën më të madhe të personelit e përbëjnë regjistruesit, rreth 2 880 persona aktivë dhe rezervë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por parregullësi të shumta janë parë në shumë komuna, duke i anashkaluar personat adekuat për këtë punë, të cilët janë të diplomuar në bujqësi dhe në fushatë e tjera relevante që iu mundëson kushtet të pranohen në këtë projekt madhështor.

Sidomos në Komunën e Vushtrrisë janë vërejtur shumë parregullësi, nga gjithses 117 pozita të shpalluar për regjistrimin e bujqësisë në këtë komunë, pothuaj të gjithë personat e pranuar, janë militantë të partive të koalicionit që e kanë pushtetin në Vushtrri, ndërsa më së shumti prej të gjithave ka përfitar Aleanca Kosova e Re.

Arta Haxha nga kjo parti, është drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, gjë që ju ka mundësu anëtarëve të partisë së saj që ti pranoj deri në të fundit për kryerjen e kësaj pune.

Vlen të cekët se, kryetari i rinisë së AKR-së, në Vushtrri Ramiz Parduzi, anëtari i kryesisë Raif Lahu e dhjetëra anëtarë të tjerë janë pranuar, pas asnjë kriter të vetmin, ndërsa shumë qytetarë janë ankuar për një gjë të tillë, pasi Haxha me stafin e saj, ju kanë mohuar të drejtën edhe pse i kanë pasur kritetrët e mjaftueshëm për tu pranuar në këtë projekt.

Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marr ndonjë përgjigje nga vetë Arta Haxha, por edhe nga zyrtar të tjerë të kësaj komune, por ka qenë e pamundur që të kemi një përgjigje për këto manipulime që kanë ndodhur.

Ndërsa, ne komunikuam përmes telefonit edhe me Mentor Ferizin, asambleist i kësaj komuna i cili zakonisht merret me problemet aktuale e në veçanti me çështjen e diskriminimit të të rinjve, thotë për gazetën “Bota sot” se, ka dëgjuar për problemet e tilla, ndërsa do të kërkojë nga veta Haxha për mënyrën e rekruetimit dhe kriterëve të vlerësimit.

“Kam dëgjuar unë për gjëra të tilla, por të enjten e kemi seancën e Kuvendit Komunal edhe do të kërkoj prej drejtoreshës informatë më të saktë me mënyrën e rekruetimit edhe kriteret e vlerësimit edhe do të kërkoj shkollimin e tyre, për të cilat mund të japi informata më të detajuara, pasi për momentin nuk kam zyrtare asgjë. Nëse ka ndodh ajo dukuri e tillë, për të cilët njerëzit po flasin, unë do të kërkojë nga kryetari Bajram Mulaku, që të shkarkohen njerëzit e tillë dhe për shpërdorim të pozitës zyrtare të merrin përgjegjësi penale, se të rinjt e Vushtrrisë të cilët me shumë vështerësi po shkollohen, ti epet mundësia të jenë të barabartë që të konkurojnë me vlerat e tyre profesionale dhe të ndërpriten këto keqpërdorime”, thotë Mentor Ferizi.

Rezultatet paraprake nga të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi i bujqësisë, të cilat do të merren në terren nga 1 deri me 20 nëntor, do të shpallen deri me 28 shkurt. Ndërsa rezultatet finale, do të fillojnë në shtator të vitit 2015, duke u publikuar në seri dhe do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat