Flet Xhabir Zharku, Mariah Bamie më kërkoj 300 mijë euro

Lajme

Flet Xhabir Zharku, Mariah Bamie më kërkoj 300 mijë euro

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 08:39

Xhabir Zharku përmes një reagimi publik të dërguar nëpër media ka shkruar se ndihet mirë nga akuzat e ish prokurores së EULEX-it, Mariah Bamie ka publikuar disa të dhëna për personat të cilët kanë ‘zhvatur’ miliona në Kosovë “duke detyruar qytatarë për t’u shfajsur edhe në raste kur ata nuk kishin bërë veprat për të cilat edhe u akuzuan, madje me argumente deklarative ku pastaj edhe u dënaun, nëse ata nuk paguan haraq, si rasti im”.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Xhabir Zharkut:

Reagim Publik

Të nderuar gazetar, publicistë e udhëheqës të mediave elektronike, atyre të shkruara si dhe portalëve.

Këtyre ditëve të fundit për arsye akoma të panjohura, tanimë ish prokurorja Maria Bamieh publikoj materiale për korrupcion në EULEX, diqka e pohuar nga ana ime qysh në momentin e ngritjës së aktakuzës nga strukturat e atëhershme të UNMIK-ut e më von për t’u udhëhequr nga misioni EULEX. Më vjen mir që ish prokurorja ka publikuar materiale të cilat sadopak do sqarojnë opinioin se kush në emer të drejtësisë ka zhvatur miliona euro duke detyruar qytatarë për t’u shfajsur edhe në raste kur ata nuk kishin bërë veprat për të cilat edhe u akuzuan, madje me argumente deklarative ku pastaj edhe u dënaun, nëse ata nuk paguan haraq, si rasti im.

Për hirë të së vërtetës dua të ju informoj se edhe Maria Bamieh është e korruptuar ngase për të më liruar nga aktakuza ajo më dërgoj mua një sekser ( msit apo shkues ) tani më i njohur për policinë Kosovës dhe EULEX-it, ku nga unë kërkuan hiq më pak se 300 mij Euro. Për këtë rast kemi hapur një procedurë në policinë e Kosvës të cilët pranuan këtë rast dhe udhëqen me këtë rast deri në momentin kur u kërkua nga prokuroria mjeti juridik ( simulimi ) me q’rast në flagrancë do kapën autoret e krimit, por një gjë e tillë nuk u lejua nga prokuroria dhe ky rast mbeti në policinë e Kosovës departamenti i krimëve të rënda. Disa muaj vonë dy hetues të task forces speciale nga Brukseli udhtuan për në Suedi, dhe në prezencë të policisë Suedeze kërkuan ndihmën time për korrupcionin në EULEX. Në fillim të takimit dy hetuesit më treguan se prokuroja Maria Bamieh më kishte dërguar të fala dhe kishte thënë se ndjehet e penduar që padrejtësisht në bashkpunim me trupin gjykues kishin shpallur vendimin për fajsinë time të cilën më herët e kishin të shkruar e që një vendim të tillë atë koh e kishe refuzuar edhe nje gjygjtarë Gjerman.

Duke dashur ti jap Kosovës më shum nga vetja vendosa në dispozicion të tërë kapacitet e mia për ti ndihmur task forcës e cila nga Brukseli kishte ardhuar për të luftuar korrupcionin në EULEX, një ekip i udhëhequr nga profesionistë Amerikan të cilët e donin dhe e dëshirojnë drejtësinë në Kosovë.

Ndihma ime për drejtësinë që tanimë po jep shkëndijat e para do ishte e pa mundur nëse unë do isha në burg, si dhe sigurisht pa ndihmën e miqëve të mi ndërkombëtar.

Malmo – Suedi 28.10.2014

Xhabir Zharku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat