A duhet legalizuar prostitucionin në Kosovë? (VIDEO)

Lajme

A duhet legalizuar prostitucionin në Kosovë? (VIDEO)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 00:26

Legalizimi i prostitucionit në Kosovë, mundet me ulë numrin e viktimave të trafikimit, si dhe numrin e krimeve të ndryshme seksuale.
Por kjo gja për shoqninë kosovare tash asht vështirë e pranueshme. Njohës të çashtjeve të sigurisë, zyrtarë të organeve të ndjekjes, si dhe Institucioni i Avokatit të Popullit kanë vlerësime të ndryshme lidhun me legalizimin dhe anët pozitive të prostitucionit.
Aktualisht, me nenin shtatë i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, prostitucioni asht i ndaluem në Kosovë.
Mentor Vrajolli nga Qendra për Studime të Sigurisë në Kosovë thotë se legalizimi i prostitucionit asht tregu si fenomen pozitiv në shoqnitë të cilat kanë zhvillim tjetër shoqnor, ku në përgjithësi rreziku nga trafikimi i qenieve njerëzore ka qenë ma i vogël, dhe iu ka mundësu liria me ushtru këtë veprimtari, personave t’interesuem për këtë fushë.
Por Vrajolli thotë se në nji shoqni si Kosova, ku numri i papunësisë asht jashtëzakonisht i madh, legalizimi i prostitucionit kishte me qenë nji hap i ngutshëm.
Madje ai thotë se kjo kishte me ndiku në rritjen e numrit të viktimave të trafikimit, për disa arsye.
Por, drejtori i Njësisë Kundër Trafikimit me Njerëz në Policinë e Kosovës Arben Paçarizi thotë se kjo mundet me ndiku n’uljen e numrit të viktimave të trafikimit dhe krimet e ndryshme seksuale.
Simbas Paçarizit, janë disa arsye që kishin me ndikue n’uljen e numrit të viktimave të trafikimi, nëse legalizohet prostitucioni.
Paçarizi thotë se policia asht e gatshme me iu përshtatë dhe me punu bazue në ligjin në fjalë, nëse ka ndonji iniciativë legjislative nga shoqnia civile, apo edhe parlamenti dhe qeveria.
Për Institucionin e Avokatit të Popullit çashtja e prostitucionit asht nji debat shumë kompleks.
Simbas zadhanëses së Avokatit të Popullit Majlinda Sinani-Lulaj shoqnitë dhe shtetet, duhet me parandalue gjitha shkaqet që shpien deri te prostitucioni.
Legalizimi i prostitucionit simbas Avokatit të Popullit asht cenimi ma i randë i dinjitetit dhe i drejtave të njeriut.
Ndryshe, vetëm gjatë muejve Kallnor-Shtator, Njësiti Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore i Policisë së Kosovës ka identifiku 32 viktima të trafikimit, prej tyne 27 janë kosovare, ndersa rreth 40% e tyne janë të moshës 17 deri në 18 vjeç.


PROSTITUCIONI LEGAL ULË TRAFIKIMIN by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat