Lepaja: Me Brovinën duhet të merret Prokuroria!

Lajme

Lepaja: Me Brovinën duhet të merret Prokuroria!

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 22:55

Me zonjën Flora Brovina, për shkak të bllokimit antikushtetues të konstituimit dhe funksionimit të organit më të lartë në vend, duhet të merret kryeprokurori i Shtetit, thotë analisti politik, Fadil Lepaja.
“Si mund të ndodh që dikush që ka rol krejt protokollar të refuzojë kërkesën e grupit që ka shumicën e ligjshme në Parlament për të mbledhur Parlamentin, dhe paturpësisht ta kushtëzojë atë me një marrëveshje paraprake (me pakicën). Këtë asnjë jurist normal nuk mundet me e shpjegu! Kjo mund të shpjegohet veç me panikun e thellë që e ka kap oligarkinë se rënia nga qeverisja do ta shpërbejë strukturën e cila e ka marrë peng shtetin”, ka shkruar Lepaja në profilin e tij në Facebook!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat