Jetimet e varfra

Lajme

Jetimet e varfra

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 09:15

Dikur ishin familje e lumtur, edhe festat i festonin të gjithë së bashku. Por që tri vite e gjithë hareja për familjen Bazaj nga Sllatina e Madhe e Fushë Kosovës ka ndryshuar. Festa e Bajramit kësaj familje i sjellë dhembje dhe trishtim. Kjo ngase në ditën e dytë të kësaj feste, familjes Bazaj ia vranë të zotin e shtëpisë, duke lënë kështu të vetme zonjën e kësaj shtëpie me dy vajza jetime. Shehide Bazaj është 39-vjeçare. Ajo ka mbetur e ve në moshë të re e në përkujdesje të dy vajzave, Adelinës dhjetëvjeçare si dhe Aidës gjashtëvjeçare.
"Është ngjarja më e hidhur e jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Vetëm diçka më mban në jetë. Këto dy vajzat e mia”, tregon me lot në sy Shehidja. Historia e saj është e dhimbshme. Ajo u martua me burrin e saj të ndjerë, Safer Bazajn, duke mos e ditur se për të ajo do të ishte gruaja e dytë. Pas përfundimit të të gjitha procedurave martesore, Shehidja e kuptoi se burri i saj Saferi kishte edhe grua tjetër, me të cilën madje kishte edhe fëmijë. Kështu ajo vendosi që të jetojë në këtë mënyrë deri në momentin kur asaj ia vranë bashkëshortin.
Shehidja rrëfen se burri i saj ka punuar në një mulli privat në fshatin Sllatinë. Ajo tregon se kur ka pasur punë Saferi ka shkuar të punojë, por kur nuk ka pasur ai gjithnjë ka qëndruar në shtëpi. Ka qenë dita e dytë e Bajramit kur për herë të fundit vajzat e saj dhe ajo e kanë parë Saferin./Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat