Rrëfimi i nxënësit që u keqtrajtua nga

Lajme

Rrëfimi i nxënësit që u keqtrajtua nga

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:47

Në Pejë një grup i të miturve i ashtuquajtur grupi i "kikirikëve" tash e sa kohë sulmon nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të këtij qyteti duke u kërkuar para. këto shqetësime i ngritën nxënësit pejanë edhe para avokatit të popullit ditë më parë.
I vetë-ashtuquajturi grupi i "kikirikëve" i përbërë prej më shumë se pesë të miturve sillet lirshëm në shkollat e Pejës pa u penguar nga askush. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e këtij grupi janë të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të cilëve ua kanë frikën të gjithë nxënësit.

Duke rrëfyer me lot në sy për keqtrajtimin që u bën ky grup një nxënës tregon për tmerrin që përjetoi nga ky grup.

"Jom kanë tu shku në shpi, ata mu më kanë kapë më kanë rreh, më kan shti qaty, mi kanë vjedh paret edhe mkan rreh", tregon ai për RTV21.

Njëri nga pjesëmarrësit e këtij grupi është nxënësi i shkollës fillore dhe të mesme të ulët "Ramiz Sadiku".

Drejtori i kësaj shkolle thotë se pavarësisht trajtimit nga psikologu i shkollës dhe nga qendrat adekuate sociale për fëmijë, ky nxënës nuk është përmirësuar.

Derisa ky grup sillet lirshëm dhe shkakton probleme policia hesht për këtë gjë, njëjtë edhe prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat