Kuvendit të Ferizajt i shtohet edhe një grup kuvendor

Lajme

Kuvendit të Ferizajt i shtohet edhe një grup kuvendor

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:09

Kuvendit komunal të Ferizajt i është shtuar edhe një grup kevendor, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesi i AKR-së, PD-së dhe PDAK-së.
Ibrahim Hyseni, Visar Demiri dhe Qazim Rrahmani, në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kanë thënë se janë bërë bashkë për t'i mbrojtur më mirë interesat e votuesve të tyre.

Ibrahim Hyseni, i cili përfaqëson AKR-në në Kuvendin komunal të Ferizajt, është shprehur se ky grup tash e ka të drejtën të ketë një përfaqësues në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe në komitetet tjera.

Në anë tjetër edhe përfaqësuesi i PD-së, Visar Demiri dhe ai i PDAK-së, të cilët janë në koalicionin qeverisës me LDK-në dhe AAK-në, kanë thënë se ky fakt nuk i pengon fare që të veprojnë edhe në këtë formë bashkë me AKR-në, ngase nuk kanë pasur formë tjetër të veprimit. Këta thonë se edhe ekzekutivi është i ndarë nga legjislativi dhe e mira e kësaj është se tash do të veprojnë si zë i bashkuar.

Ndërsa, Qazim Rrahmani, i cili përfaqëson në Kuvend komunitetin ashkali, është shprehur i bindur se kështu do të mbrohen më mirë interesat e votuesve që i kanë zgjedhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat