Agani hetohet në Kosovë për korrupsion, nderohet në Itali

Lajme

Agani hetohet në Kosovë për korrupsion, nderohet në Itali

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 16:09

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, po hetohet për korrupsion lidhur me licencimin e disa spitaleve private. Ndërsa, në Itali, Ministri Agani është nderuar me çmimin "Akademik i Paqes" ngaAkademia Ndërkombëtare "Giuseppe Pitre"

Lexojeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shendetesisë i Republikës së Koovës, Prof. Dr Ferid Agani, morri pjesë dhe prezentoi në konferencën ndërkombëtare: "Zhvillimi i qëndrueshëm, solidariteti dhe shëndeti në kontekstin e kulturave përendimore dhe lindore",që më 24 dhe 25 tetor 2014 u mbajte në Palermo, Republika e Italisë.

Në Konferencë morrën pjesë Ministri për çështje ndërkombëtare i Republikes së Italisë Giorgio Bosco; Kryetari i Parlamentit Ndërkombëtar të Shteteve për Siguri dhe Paqe, Eugenio Lai dhe Ambasadori i këtij Parlamenti, Alfredo Maiolese; Ministrja e Kulturës dhe Familjes në Qeverine e re të Sirisë, të njohur nga Bashkësia Evropiane Taghrid Al Hagli, si dhe shumëzyrtarë ëe lartë shtetëror nga Qeveritë dhe Parlamentet e Irakut, Somalisë, Libanonit dhe Italisë.

Ne fjalën e tij, Ministri Agani theksoi rëndësinë e shërbimeve të mira shëndetësore për mirëqenien e qytetarëve,përfshirë mirëqenien e tyre shpirtërore nëpërmjet fuqizimit të dialogut ndër-kulturor në koheë e modernizmit dhe globalizimit si rrugë të sigurtë për promovimin e paqes dhe prosperitetit në botë.

Në fund të Konferencës, Kryetari i Akademisë Ndërkombëtare "Giuseppe Pitre" Prof. Giovanni Giampino, nderoi Ministrin Agani me Çmimin "AKADEMIK I PAQES" të kesaj Akademie Ndërkombëtare, anëtare e akredituar e Komisionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ECOSOC.

Në arsyetimin e çmimit, ai theksohet se Ministri Agani ka merita të veçanta ndërkombëtare në fushën humanitare dhe kulturore për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për afirmimin e vlerave më të larta të jetës dhe paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat