Vllasi: Ambiciet për Serbinë e Madhe nuk janë shuar

Lajme

Vllasi: Ambiciet për Serbinë e Madhe nuk janë shuar

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 12:49

Avokati Azem Vllasi ka thënë se Ballkani ende ndodhet ndërmjet paqes së rrejshme dhe stabilitetit afatgjatë. Sipas tij, Vllasi ka thënë se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka qenë një rast që të dalin në sipërfaqe shovinizmi serb dhe albanofobia e serbëve.

Vllasi ka thënë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” se nëse projekti i Europës së bashkuar pa kufij , Europës më siguri të përbashkët, vihet në pikëpyetje, atëherë do të ketë telashe të reja , jo vetëm në Bosnjë, por edhe në krejt rajonin.

“Bosnja ka mbetur e zhytur në probleme ndërsa ambiciet serbomëdha nuk janë shuar ende” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se çfarë do drejtimi do të marrin gjërat varet nga ajo se sa edhe të tjerët do t’i ndihmojnë Europës që shtetet Bosnja dhe Kosova por edhe tjerat t’i bashkohen familjes evropiane më shpejtë.

Vllasi ka pohuar se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka qenë një rast që të dalin në sipërfaqe shovinizmi serb dhe albanofobia. Ai ka thënë se reagimet e zyrtarëve serbë kanë treguar se vetëm pak kanë lëvizur nga koha e Milosevicit, kur janë në pyetje raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Sipas Vllasit Serbia po tenton të përfitojë fonde nga Bashkimi Europian për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, por sipas tij, zyrtarët serbë më shumë kanë dëshirë të kenë raporte të mira me Rusinë se sa me BE’në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat