Publikohet harta e Kroacisë etnike, tkurret edhe më shumë Serbia

Lajme

Publikohet harta e Kroacisë etnike, tkurret edhe më shumë Serbia

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:59

Zhvillimet politike që kanë në thelb nacionalizmin në Gadishullin e Ballkanit si duket kanë marrë dimension tjetër. Kjo po manifestohet me publikimin e hartave etnike të shteteve, të cilat gjithsesi kalojnë kufijtë ekzistues shtetëror.

Pas ngjarjes së 14 tetorit 2014 në Stadiumin “Partizani” të Beogradit që Shqiptarët arritën të valvisin mbi kokat e Serbëve Flamurin e Shqipërisë Etnike, solli debate të mëdha në politikën Rajonale dhe Europiane.

Mediat kroate kanë publikuar një hartë të Kroacisë Etnike. Në atë hartë shihet se territoret e Kroacisë tkurrin edhe më shumë Serbinë. Në këtë hartë shihet edhe një pjesë e hartës së Shqipërisë Etnike, e cila shtrihet deri te Nishi.

Zhvillimet e fundit në Ballkan paralajmërojnë luftë të ashpër diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat