Vuçiç: Nuk i urrej më shqiptarët, i gatshëm për dialog

Lajme

Vuçiç: Nuk i urrej më shqiptarët, i gatshëm për dialog

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:23

“Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta”, deklaron kryeministri serb, Vuçiç duke kujtuar arrestimet e sulmuesve të shqiptarëve. Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, pranon racizmin tek sjellja e qytetarëve të vendit të tij, duke kërkuar që ai të ndalë.

"Unë sigurisht që nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta. Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ta unë gjithmonë do të kem një dialog të hapur. Unë nuk tregoj urrejtje as edhe në një deklaratë. Është e frikshme se si urrejtja është bërë një markë, jo vetëm për mediet tona, por sjellja jonë në tërësi. Ajo që dikur ishte tek unë, mendoj se kam arritur ta kapërcej, për të vepruar në mënyrë racionale", tha Vuçiç për mediet serbe.

Për qeverinë serbe, pavarësisht se morën të njëjtin dënim si pala shqiptare, fajin për incidentin në Beograd e kanë këta të fundit.

“Unë nuk lejoj askënd të shkel krenarinë e serbëve, ditën pas incidentit. Pra, ju nuk mund të shkaktoni destabilitet në vend dhe të nesërmen të thoni, “Heh, heh, heh, një shaka e vogël”, deklaroi kryeministri.

Ndërsa paralajmëron, se Serbia vazhdon hetimet lidhur me ata që ngritën dronin në stadium.

“Dikush e organizuar atë. Prisni derisa të shihni se kush e ka organizuar, vetëm pak durim. Edhe nëse nuk u shkaktua nga pala shqiptare në stadium, ata nuk e dënuan atë, kështu që diçka do të ndodhë. Unë informova Komisioni Evropian, tri orë para se incidenti të ndodhte. “Shqipëria e Madhe” duhet të jetë edhe makth i tyre” shton kryeministri Vuçiç.

Kështu pala serbe, vazhdon e bindur që fajtori i vetëm “ishte droni dhe futbollistët shqiptarë, që iu sulën serbëve për të marrë flamurin. Sjellja e tifozëve serbe? Po ne e dënuam atë dhe të gjithë po vuajmë pasojat”, shton Vuçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat