Shumë rrugë të Prishtinës, pa ndriçim publik

Lajme

Shumë rrugë të Prishtinës, pa ndriçim publik

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 08:42

Disa prej rrugëve të Komunës së Prishtinës, sidomos në periferi, nuk kanë ndriçim fare, e kjo padyshi që shkakton probleme të mëdha e sidomos tanimë në stinën e dimrit.

Në ato lagje, në të cilat rrugët nuk kanë ndriçim fare, gjatë natës banorët kanë frikë të kalojnë, sidomos në stinën e dimrit.

Për banorët kjo është mjaft shqetësuese. Në rrugën “Elena Gjika”, në lagjen “Kodra e Trimave”, disa prej poçeve ka kohë që nuk punojnë fare. Banorët e kësaj lagjeje i kanë bërë kërkesë Komunës, por s’kanë ende ndonjë përgjigje. Ndërsa rruga “Behar Begolli” qëndron edhe më keq, pasi banorët e kësaj lagjeje nuk kanë ndriçim fare ashtu si edhe rruga e “Shkupit” në Veternik, e cila nuk ka ndriçim fare.

Në lagjen “Arberia”, afër varrezave, ndriçimi është instaluar para një viti, por që as sot e kësaj dite nuk funksionon, si pasojë e prishjes së disa poçeve, të cilët nuk janë të rregulluar tash e disa muaj.

Krenare Zariqi, banore në këtë lagje, e cila udhëton çdo ditë për në qytet thotë që instalimin e ndriçimit publik banorët e kësaj lagjeje e kanë pritur shumë mirë, por që tash është prishur. Për këtë ndodh që ndonjëherë kur kthehet gjatë natës për në shtëpi ndjehet e pasigurt sepse terri është i frikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat