Zgjedhje apo demostrata?!

Lajme

Zgjedhje apo demostrata?!

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 08:12

Blloku LVAN në mungesë të gjetjes së zgjidhjes institucionale për realizmin e qëllimit për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, po planifikon t’i kthehet popullit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën ka realizuar një takim me qytetarë në Prishtinë, ndërsa të enjten u është drejtuar qytetarëve të Pejës.

Takime me qytetarë kanë planifikuar edhe zyrtarë të LDK-së. Ata të enjten kanë takuar qytetarët e Ferizajt, ndërsa të premten janë takuar me ata të Gjilanit. Takime me qytetarë së shpejti do të mbajë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuari i Bllokut LVAN për kryeministër.

Burime të gazetës brenda Bllokut kanë bërë të ditur se nuk ka koordinim e as marrëveshje definitive nëse këto takime do të përdorën si parapërgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme, apo thirrje për demonstrata popullore me qëllim të ndërrimit të institucioneve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat