Rexhepi: Çelësi i zgjidhjes është te presidentja

Lajme

Rexhepi: Çelësi i zgjidhjes është te presidentja

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 08:07

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK’së, Fatrmir Rexhepi ka thënë se për tejkalimin e situatës aktuale politike çelësi është të presidentja Atifete Jahjaga.

Sipas tij, presidentja duhet të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese për pikën 127, pastaj vendimi përfundimtar I gjykatës të respektohet nga të gjithë palët.

Rexhepi ka thënë për e.r. se është absurd të krijohen situata për të shkuar në zgjedhje të reja kur ekziston shumica parlamentare.

Deputeti i LDK’së është shprehur kundër një koalicioni PDK-LDK, duke bërë me dije se formulat e tilla dështuese nuk duhet t’i ricidojë askush. Sipas Rexhepit, Kosovës i duhen ndryshime të mëdha, të cilat duhet t’i sjellin formulat e reja të krijuara pas zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat