LDD: Racizmi i politikës së UEFA-së

Lajme

LDD: Racizmi i politikës së UEFA-së

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:12

Lidhja Demokratike e Dardanisë ka reaguar pas vendimit të UEFA për ndeshjen e ndodhur ndërmet Shqipërisë dhe Serbisë.

Në reagimin e LDD thuhet se vendimi I UEFA-së ngjan si në kohën e kolonializmit evropian të tregtisë me skllevërit, ku zezakët tregtoheshin si njerëz të klasës së fundit, ashtu edhe në epokën e holokaustin

"Është një ironi e hidhur kur UEFA- bënë racizm ndaj popullit shqiptar së bashku me Serbinë, e cila në thelb synon racizem ndaj shqiptarëve ku ky fenomen nuk njeh kufi këtë e bënë Michel Platini me verdiktin e tij ndaj ndeshjes së fudbollit Shqipëri- Serbi. Kjo ngjan si në kohën e kolonializmit evropian të tregtisë me skllevërit, ku zezakët tregtoheshin si njerëz të klasës së fundit, ashtu edhe në epokën e holokaustin”, thuhet në reagimin e LDD-së. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat