​69 vite nga krijimi i Kombeve të Bashkuara

Lajme

​69 vite nga krijimi i Kombeve të Bashkuara

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 22:45

Gjashtëdhjetë e nëntë vjet më parë, Kombet e Bashkuara u krijuan për të përhapur shpresën dhe lirinë, për të luftuar varfërinë e sëmundjen dhe për të ndihmuar në sigurimin e të drejtave të njeriut.

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, të gjithë i ripërkushtohen idealeve mbi të cilat u themelua kjo organizatë.

Emri "Kombet e Bashkuara" u përcaktua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Rusvelt, dhe u përdor për herë të parë në "Deklaratën e Kombeve të Bashkuara" më 1 janar të vitit 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku përfaqësues të 26 vendeve mbështetën qeveritë e tyre për vazhdimin e luftës së bashku në Aleancë.Por Kombet e Bashkuara apo siç njihet UN, u krijuan tre vite më vonë.

Organi kryesor i OKB-së është Asambleja e Përgjithshme, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare, ku secili prej tyre ka të drejtën e një vote.

Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA. Sekretari i përgjithshëm aktual është Ban Ki-moon.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.

U formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Ligën e Shteteve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash.

Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 192 shtete anëtare.

Vendimet mbi çështjet e rëndësishme, siç janë ato të paqes dhe të sigurisë, pranimi i anëtarëve të rinj dhe çështjet e buxhetit, kërkojnë votën e dy të tretave. Vendimet mbi çështje të tjera arrihen me një shumicë të thjeshtë.

Ndryshe, në vitin 2005, Xhorxh U. Bush, atë kohë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati shpallur 24 tetorin si Ditën e Kombeve të Bashkuara. Atë vit ishte 60 vjetori i Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat