Valon Murati ka reaguar pas vendimit të UEFA's për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë vendase. Thotë se shqiptarët nuk duhet ta luajnë rolin e viktimës por të mbajnë kokën lart.
"Shqiptarë kokën lartë. Nuk kemi nevojë ta luajmë rolin e viktimës. Nuk është rol i mirë. Ta ulim kokën veç kur punojmë (se që mu kujtuar një thënie se ‘çeçenët e ulin kokën veç kur punojnë’). Të punojmë shumë, ta duam vendin tonë shumë, t’i bëjmë Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë shtete dinjitoze, të mos urrejmë të tjerët, por ta duam veten dhe vendin tonë me sinqeritet. Pas punës, ta ngrehim kokën, ta shohim vendin tonë më të zhvilluar, me sundim të ligjit e me arsim të zhvilluar, dhe të krenohemi për punën tonë. Pas punës së merituar, ta shohim vendin tonë të dinjitetshëm dhe të bashkuar, ta shohim në jetë Shqipërinë as të madhe e as të vogël, por atë normalen edhe me kufij edhe me performancë. Sa më shumë që do të punojmë për atë ditë, dhe ta shlyejmë padrejtësinë më të madhe, atë të ndarjes, çdo herë e më pak padrejtësi të tjera do të mund të na bëjnë.", ka shkruar Murati në Facebook.