Skandaloze: Rusët e Gazpromit ndikuan në vendimin e UEFA-s?

Lajme

Skandaloze: Rusët e Gazpromit ndikuan në vendimin e UEFA-s?

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 21:02

Një version i prapaskenës ka dalë tashmë në disa media evropiane, se si ka mundur të ndikohet vendimi kundër Shqipërisë nga UEFA.
Shqipëria u dënua me humbje 3:0 pas triumift heroik në Beograd ku u shpall Shqipëria Etnike më 14 tetor.

Por, UEFA dhunën fizike ndaj lojtarëve shqiptarë e përkufizoi si të “mirë” e madje as nuk e dënoi Serbinë për racizëm.

Mendohet se ky vendim i UEFA-së është ndikuar në masë të madhe nga gjiganti rus i gazit, Gazprom.

Gazprom është sponsori kryesor i UEFA-s dhe pronarët janë miq të vjetër të Michel Platinis.

Po ashtu, në Serbi do të ndërtohet së shpejti një gazjellës i cili do të lidhë Evropën-Juglindore e natyrisht se aty iniciativën kryesore e ka pasur Gazpromi sepse gazsjellsi është i financuar nga Rusia.

Një prapaskenë kjo mjaft serioze, por që ende nuk ka ndonjë konfirmim po ashtu serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat