Donika mendon se Kurti u keqkuptua për hajnat e LAN'it

Lajme

Donika mendon se Kurti u keqkuptua për hajnat e LAN'it

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:45

Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mendon se Albin Kurti u keqkuptua me deklaratën e tij për hajnat e LAN'it. Thotë se koalicioni ka bazë të fuqishme.

Sipas deputetes së AAK'së Donika Kadaj-Bujupi, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u keqkuptua kur tha se në LAN janë hajnat e "ligës së dytë".

"Ndoshta edhe është nxjerr prej konteksti, me të vërtetë nuk konsideroj që është thënë në mënyrën siç është interpretu. Kur ju keni një takim me qytetarë dhe flisni një orë sigurisht që në një moment mund të dal një fjali e cila në media bën bujë", ka thënë ajo për RTV21.

Kadaj-Bujupi thotë se koalicioni ka bazë të fuqishme.

"Me rëndësi është që koalicioni ka bazë të fuqishme, bazohet mbi një mirëbesim, bazohet mbi përkushtimin tonë që qeveria e re të ketë në prioritet sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, sepse mjaft është mjaft, po shihet edhe në Raportin e Progresit dhe Kosova nuk mund të duroj më tutje këtë abuzim të skajshëm që po ndodh nga qeveria Thaçi edhe në momentin kur ka humb legjitimitetin përmes humbjen së shumicën në parlament", theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat