The Guardian: “Boll mo”, mjaft e ledhatuat Serbinë

Lajme

The Guardian: “Boll mo”, mjaft e ledhatuat Serbinë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:24

Gazeta britanike, The Guardian, me anë të një shkrimi të gazetarit, Owen Gibson, ashpër ka kritikuar vendimin e UEFA-s dhe ashpër ka kritikuar edhe vet Serbinë, duke thënë se lista e akuzave ndaj këtij vendi është deri në absurditet e gjatë dhe se nuk është dashur të falet nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.
Gazetari Gibson në shkrimin e The Guardian, ka analizuar incidentin dhe vendimin e UEFA-s i cili u publikua sot.

Sipas The Guardian, Shqipëria u dënua për një dron, i cili nuk është ditur se kush e drejtoi dhe nuk ka pasur dëshmi për këtë pasi që tifozë shqiptarë nuk kishte në stadium.

Nga ana tjetër, Serbia nuk u dënua për dhunimin fizik brutal të lojtarëve në fushë, ndërprerjen e ndeshjes me fishekzjarre, e po ashtu edhe për thirrjet raciste, glorifikimin e kriminelëve serb me pankarta në stadium si heronj e shumë akuza tjera, transmetojnë mediat.

Gazeta britanike e cilëson këtë vendim si skajshmërisht të padrejt.

Kjo pasi lista e akuzave për Serbinë është në absurditet i gjatë, shkaku i incidentit në kualfikimet për Euro 2012 në Itali kur Ivan Bogdanov nxiti ndërprerjen e ndeshjes me ndezjen e flamurit shqiptar, ashtu sikurse dhunimin e kombëtares angleze në stadium në Serbi dy vite më parë.

Më tej The Guardian kritikon ashpër UEFA-n për rritjen e kërkesës për sensibilizim kunër racizimit pikërisht para ndeshjes ndaj Shqipërisë, e slloganet e banerët e vet i hodhi poshtë duke mos dënuar fare racizmin në stadium i cili u transmetua me anë të pankartave dhe thirrjeve fyese.

Reagime të mëdha ka pasur edhe nga media tjera ndërkombëtare, sidomos ato italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat