Ilir Shaqiri "përshëndet" UEFA-n dhe Platininë (Video)

Lajme

Ilir Shaqiri "përshëndet" UEFA-n dhe Platininë (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:01

Vendimi i sotëm i UEFA-s ka lënë një shije të hidhur jo vetëm te shqiptarët por në mbarë opinionin futbollistik botëror. Shumë media të njohura europiane reaguan pas vendimit të Komisionit të Disiplinës duke e quajtur legjitim të dhunës në futboll.

Por edhe nuk duhet të habitemi kaq shumë. Europa nuk na parë asnjëherë me sy të mirë, madje edhe atëherë kur shqiptarët vriteshin dhe masakroheshin nga shovinistët serbë ajo heshte.

Me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës kujtuam se Europa po na rikthente drejtësinë e mohuar në shekuj, por mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar.

Këtë gjë e ka ditur mjaft mirë Ilir Shaqiri, që në vitin 1994 këndonte në festivalin në RTSH këngën "Moj Evropë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat