Thaçi: Shqiptar qengji i urtë nuk i thithë dy nëna, ngordhë urie!

Lajme

Thaçi: Shqiptar qengji i urtë nuk i thithë dy nëna, ngordhë urie!

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:57

“Qengji i urtë nuk i thithë dy nëna. Qengji i urtë ngordhë”, ky është komenti të cilin ka vendosur ta bëjë në Facebook, ish drejtori i arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi. Ai ka thënë se drejtësia nuk është e mirëqenë por ajo duhet të luftohet.

Ja komenti i plotë:

Bravo dhe faleminderit UEFA!

Ju me një vendim të vetëm njëfaqësh i bindët shqiptarët për atë që mua do të më duheshin miliona fjalë e qindra libra për t'i bindur.

Shqiptarë mësoni: Drejtësia nuk është e mirëqenë, për të duhet të luftohet!

Pra, qingji i urtë nuk i thithë dy nëna. Qingji i urtë ngordhë urie! Ose mësojeni njëherë e përgjithmonë këtë ose mësohuni të jetoni si kukuvajka!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat